DYLON

Të kënaqur me rezultatin e arritur në Testin e Arritshmerisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Agim Shkodra, shprehët i kënaqur me rezultatet e sivjetshme të arritura në “Testin e Arritëshmërisë,” nga nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të komunës së Kamenicës.

Sipas rezultatit të përgjithshëm të kalueshmërisë në shkollat e mesme të ulëta të komunës së Kamenicës është 69 % , i cili rezultat është për 9% më i lartë se niveli i mesatares në nivelin republikan.

EkoHigjiena

Sipas statistikave, ka dallime në rezultate sa i përket lëndëve mësimore, në disa lëndë mësimore rezultati është shumë i mirë, e në disa ma i ultë, sidomos në lëndën e fizikës, që na jep të kuptojmë që të ardhmen t’i kushtohet ma tepër rëndësi kësaj lënde ka th[n[ Shkodra.

Ai theksoi edhe dallimet në nivel të shkollave të komunës së Kamenic[s. Suksesin e ulët në shkollën fillore “Metush Krasniqi” të Roganës, e arsyeton me faktin se kushtet në të cilat është zhvilluar procesi edukativo-arsimor në atë shkollë, sepse deri në vitin shkollor 2014/15, aty është punuar në tri ndërrime.

Shkodra është optimist, dhe beson se në vitet e ardhshme, me një angazhim edhe më të madh të stafit arsimor, do të arrijnë rezultate edhe më të mira./2L ONLINE/

/fotoilustruese/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.