(2LONLINE) – Për herë të parë edhe pse të ndarë e të përçarë rreth pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet për Parlament të Serbisë, u fituan dy ulëse në parlament. Sikur të ishim bashkë , unik dhe të bashkërendonim edhe Medvegja do të fitonte një ulëse për parlament . Ne Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës edhe në këto zgjedhje ishim pro e kontra . Mbesim me shpresë që zgjedhjet tjera për parlament të Republikës së Serbisë që do të jemi unik dhe të kemi pesë vende të rezervuara në parlament të Serbisë dhe plus tri ulëse na takojnë me vota të drejtpërdrejta nga tri komunat për në parlament të Serbisë. Po, në radhë të ta parë të ulët pragu zgjedhor për pakicat sikur në Kosovë, kërkohet pra reciprocitet.
Shqiptarët me dy ulëse të marrin pjesë në ndonjë koalicion me Boshnjakët, Hungarezët, Bullgarët dhe komunitete tjera .Po ashtu ne shqiptarët duhet të kemi përfaqësim edhe në qeveri , përfaqësim në nivele të lart të bordeve , komisioneve qendrore dhe përfaqësime tjera nëpër bota që ka Serbia .Të kërkojmë zëvendës ministrin për minoritete që mendojmë na takon neve Shqiptarëve , Hungarezëve , Boshnjakëve e Bullgarëve si katër komunitete më të madha në Serbi .
Mbesim me shpresë që të përmirësohet diçka në të mirë të kësaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Në radhë të parë të ndalet diskriminimi i Shqiptarëve të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës . /2lonline/
Refik HASANI