DYLON

Të interesuar të mësuar gjuhën serbe

Avatar photo Redaksia

Shkolla e gjuhës serbe e organizuar nga shërbimi i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të enjten do të mbajë testimin fillestar për kandidatët e paraqitur.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit nuk ka munguar interesimi për të ndjekur Shkollën e gjuhës serbe pa pagesë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit të shërbimit të TK-së të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar do t’i nënshtrohen testimit fillestar në bazë të cilit do të vlerësohet niveli i njohjes së gjuhës serbe dhe do të formohen grupet.

Për të ndjekur këtë kurs janë paraqitur gjithsejtë 259 kandidatë, 90 nga Presheva dhe 169 nga komuna e Bujanocit, transmeton Titulli.

Testimi fillestar për këta kandidatë do të organizohet të enjten (24 tetor).

Kandidatët e komunës së Preshevës testimit do t’i nënshtrohen në hapësirat e shkollës “Ibrahim Kelmendi” në ora 10:00. Kandidatët e komunës së Bujanocit testimit do të i nënshtrohen në hapësirat e reja të paraleles së fakultetit Ekonomik, në orën 13:00 dhe në orën 14:15 minuta

Rezultatet e testimit dhe grupet e formuara për mësimin e gjuhës serbe do të publikohen në faqen zyrtare të Trupit Koordinues një ditë pas mbajtjes së testimit, ndërsa ky kurs i gjuhës serbe orët e saj do t’i fillojë të shtunën dhe të dielën, më 26 dhe 27 tetor.

Shkolla e gjuhës serbe do të zgjasë deri në muajin mars të vitit 2014-të

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.