DYLON

“Të hyra rekorde nga lejet e ndërtimit”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kur jemi te sektori i urbanizmit, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se kanë të hyra rekorde nga lejet e ndërtimit, apo mbi 740 mijë euro, përderisa në Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë theksoi se për herë të parë është kryer rilevimi i objekteve publike komunale në zonat rurale, si : shkolla, biblioteka, Qendra të Mjeksisë Familjare, zyre të ofiqarisë, qendra të kulturës, objekte sportive etj, për të vazhduar me punët në shërbimet publike.

“Gjatë kësaj periudhe kemi mbi 5.2 milionë euro investime në infrastrukturë që përfshinë rrugët, kanalizimin, ujësjellësin, ndriçimin, trotuaret, e parqet. Investimet I kemi bërë pa dallim, në fshatra e qytete. Shikojeni sot “Lagjen e Vishnjeve” se si e kemi ndryshuar rrënjësisht. Nga një lagje të harruar e për të cilën janë përdorëterminologji ofenduese, sot Komuna e ka standardizuar jetën e banorëve, e kaintegruar atë lagje me pjesën tjetër të qytetit, duke mos lejuar asnjë lloj diskrimini”, ka thënë Haziri. /2L ONLINE/

EkoHigjiena