DYLON

Të hënën vazhdojnë protestat

Avatar photo Redaksia

Nuk është arritur marrëveshje në mes të përfaqësuesve të Parlamentit Studentor (PS) dhe përfaqësuesve të Këshillit organizativ të protestave të studentëve që kanë filluar ditë më parë.

Ata kanë dalë nga takimi që kanë zhvilluar të premten, me të njëjta qëndrime me të cilat kishin hyrë në takim, shkruan Koha Ditore.

EkoHigjiena

Qëndrimet e tyre dallojnë në një pikë. Parlamenti Studentor do që të presë vendimet e Komisionit që të martën është themeluar nga Senati i UP-së, e i cili do të merret me shqyrtimin e revistave në të cilat ka publikuar stafi akademik i UP-së, kurse protestuesit duan dorëheqjen e menjëhershme të rektorit Ibrahim Gashi. Ata kanë paralajmëruar vazhdim të protestave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.