DYLON

Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit, kujdes bletët!

Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit, kujdes bletët!
Avatar photo Redaksia

 Të hënën, më 15 korrik, nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor në Gjilan, që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth. Dezinsektmi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

EkoHigjiena

Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor.

Ky projekt realizohet nga Komuna e Gjilanit dhe implementues është AgroGroup Fauna.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.