DYLON

Të hënën mbahet “Pena e Flakës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – ​Nesër, më 30.I.2017, nga ora 16:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet pjesa letrare e Manifestimit “Flaka e Janarit”, që kësaj here i përkushtohet figurës madhore të Kreshnikut të Maleve, Idriz Seferit dhe do të udhëhiqet nga artistja e skenës së moderimit, Dianë Toska.

Andaj, edhe poezia që i paraprin Orës së Madhe letrare, ku do lexojnë 25 poetë, dhe ajo që e mbyll leximin në këtë Orë, i përkushtohen këtij kryetrimi, në 170 vjetorin e lindjes dhe në 90 vjetorin e vdekjes së tij.

EkoHigjiena

Njëkohësisht, do të komunikohen dhe rezultatet e konkursit anonim letrar si dhe, nga Poezia më e mirë e Manifestimit që do të nderohet me Çmimin “PENA E FLAKËS” . /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.