/2L ONLINE/ – Nesër, më 30.I.2017, nga ora 16:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet pjesa letrare e Manifestimit “Flaka e Janarit”, që kësaj here i përkushtohet figurës madhore të Kreshnikut të Maleve, Idriz Seferit dhe do të udhëhiqet nga artistja e skenës së moderimit, Dianë Toska.
Andaj, edhe poezia që i paraprin Orës së Madhe letrare, ku do lexojnë 25 poetë, dhe ajo që e mbyll leximin në këtë Orë, i përkushtohen këtij kryetrimi, në 170 vjetorin e lindjes dhe në 90 vjetorin e vdekjes së tij.
Njëkohësisht, do të komunikohen dhe rezultatet e konkursit anonim letrar si dhe, nga Poezia më e mirë e Manifestimit që do të nderohet me Çmimin “PENA E FLAKËS” . /2L ONLINE/