Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi agjendën parlamentare për javën e ardhshme.
Kështu, të hënën, më 2 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Të premten, ndërkaq, më 6 nëntor, në orën 11:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë për nder të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili njëherësh do t’u adresohet deputetëve me një fjalë rasti.