Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar, raste me COVID-19 tani vetëm në Poliqkë

Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar, raste me COVID-19 tani vetëm në Poliqkë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 11 persona janë shëruar dhe një rast ka rezultuar pozitiv nga fshati Poliçkë në Komunën e Kamenicës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke i lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ka thënë se deri më tani 28 qytetarë janë shëruar plotësisht.

“Zyrtarisht kemi edhe 11 të shëruar dhe një rast pozitiv në komunën tonë. Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar. Numri i të infektuarve me sëmundjen COVID-19 ka arrit në 39, prej tyre 28 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe 11 raste aktive në Poliqkë, për të cilët uroj të shërohen së shpejti. Rasti i ri pozitiv është po nga Poliqka, kurse unë ju lus të vazhdoni t’i respektoni udhëzimet e institucioneve në përpikmëri. Edhe pak na mbeti”, ka thënë Kastrati.

KOMENTE