Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi tha se seanca dëgjimore për 40 të arrestuarit, të cilit janë të dyshuar për vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Halimi tha se nuk dihet sa seanca mund të zgjasë deri nëorët e vona, kurse vendim nuk do të ketë deri pasnesër.
Ai ka njoftuar se brenda në seancë do të kenë mundësi të marrin pjesë disa familjarë por jo edhe mediat.
Paraqiten në gjykatë ish-luftëtarët e Sirisë dhe Irakut
Të arrestuarit e djeshëm të cilit janë të dyshuar për vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, pritet të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Policia e Kosovës në këto momente është duke sjellur në Gjykatën e improvizuar në Kinemanë ABC 2, dyzet të dyshuarit për pjesëmarrje në luftimet në Siri e Irak,përkrahë organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al-Nusra.
Aty pritet të mbahet seanca e parë dëgjimore ndaj të dyshuarve. Ndërkohë, deri në këto momente, Njësia Speciale, së bashku me Policinë e Kosovës kanë sjellur rreth 10 persona.
Sipas informatave, vendin e kanë rrethuar një numër i madh i pjesëtareve të Njësisë Speciale dhe Policisë së Kosovës /RTK/