Sot në mbrëmje të gjithë shqiptarët do të jenë me sy e veshë nga “Elbasan Arena”, aty ku kampionët e Shqipërisë Skënderbeu pret kampionen e Kroacisë Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë Play-Off të Champions League.
Kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që një klub arrin deri në këtë fazë ndaj dhe interesi për këtë sfidë ka qënë shumë i madh, shkruan Portali Albeu.
“Kemi punuar 5 vjet për të arritur deri këtu. Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, si Dinamo e Zagrebit. Ecuria jonë e deritanishme nuk është e rastësishme apo me fat, cdo që e kemi arritur me forcat tona falë organizimit të klubit. Dinamo e Zagrebit është një skuadër cinike dhe me shumë cilësi, duhet të kemi shumë kujdes në të dyja fazat e lojës, në mbrojtje dhe në sulm. Nuk ak vend për eufori, duhet të bëjmë maksimumin për të minimizuar gabimet”, tha në konferencën për shtyp tekniku bardhekuq Mirel Josa.
Nëse Skënderbeu arrin të kalojë pengesën kroate atëherë do të shkruajë historinë duke marrë pjesë në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë dhe nëse jo do të jetë pjesë e fazës së grupeve të Europa League.
Skënderbeu-Dinmo Zagreb starton në ora 20:45.
http://sport.albeu.com/champions-league/te-gjithe-shqiptaret-sy-e-veshe-nga-elbasan-arena/210011/