DYLON

Të gjithë maturantët e Kamenicës do të jenë pjesë e një udhëtimi në Europë

Të gjithë maturantët e Kamenicës do të jenë pjesë e një udhëtimi në Europë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se të gjithë maturantët do të shpërblehen me një udhëtim në Europë.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës së sotme, së bashku me drejtorin e DKA-së, kanë vizituar nxënësit të cilët ishin përgatitur për test, ku edhe i kanë njoftuar se secili prej tyre do të jetë pjesë e këtij udhëtimi.

EkoHigjiena

“Ju faleminderit që na bëni krenar, le të jetë ky udhëtim dhuratë nga ne”, është shprehur Rahimaj, duke shtuar se destinacioni do të zbulohet së shpejti.

Ky organizim vjen si shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje për maturantët e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.