Kokosi është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e kalorive më shpejt.
Ai po ashtu gjeneron energji dhe është lehtësisht i tretshëm, si dhe kërkon më pak enzima digjestive.
Kokosi është i njohur edhe si një ushqim që stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe përshpejton metabolizmin. Ndryshe nga ushqimet e tjera, kjo nuk shkakton urinë dhe dieta e pasur me vaj kokosi zgjat ndjenjën e ngopjes.
Ushqimet e pasura me yndyrë paraqesin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë, ndërsa vaji i kokosit metabolizon yndyrën në mëlçi dhe e kthen atë në karburant për funksionimin e trurit dhe muskujve.
Me konsumimin e vajit të kokosit, depresioni, problemet e zemrës dhe sëmundjet e tjera mund të parandalohen. Po ashtu, vaji i kokosit ndikon edhe në parandalimin e sëmundjes inflamatore të zorrëve dhe problemeve të tjera të tretjes.