Të gjithë e dëshirojnë një fund të mirë të pandemisë, por pas Covid-19 duhet të ndryshohet qasja

Të gjithë e dëshirojnë një fund të mirë të pandemisë, por pas Covid-19 duhet të ndryshohet qasja

“Çka pas pandemisë” ishte tryeza që e ka organizuar Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me anëtarët e komitetit për mbrojtje dhe shpëtim, ku është debatuar për masat që duhet të merren pas pandemisë, për përgatitjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve dhe për shumë rregulla e qasje tjera të cilat do të ndryshojnë pas Covid 19.

Nënkryetari i komunës Arbër Ismajli tha se më 12 mars është themeluar qendra operativen Gjilan sepse në këtë periudhë është paraqitur rasti i parë tek ne në Vrapçiq.

Mbyllja e bizneseve shkakton frikë dhe pasiguri dhe kemi punuar mjaftueshëm në teren se do të ketë furnizime. Janë ndihmuar 1500 familje sociale që janë ndihmuar vazhdimisht, i kemi 30 përfaqësues legjitim të fshatrave që janë të angazhuar në veprim.

“Çështja e virusit do të jetë problem më i gjatë, ne i kemi siguruar edhe 1800 pako prej donatorëve, donatorët janë të natyrave të ndryshme. “Çka pas pandemisë”, problem për ekonomitë familjare, bizneset dhe bujqit. Ka biznese që nuk paguajnë qira dhe do të mundohemi që ekonomitë familjare dhe bizneset të marrin nga një subvencion prej komunës. Bizneset e mesme do të mundohemi që të përkrahen” tha Arbër Ismajli.

Ismajli tha se do të tejkalohet edhe problemi i ujit, derisa në vitin 2021 do të investohet në bujqësi.

Ukshin Ismajli tha se ka pasur një organizim të mirë në Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim, dhe ka pasur një fuzionim të shkëlqyeshëm. “Spitali i Gjilanit e ka pasur rastin e parë të Stubllës. Spitali është i përgatitur kurse rasti i dytë ishte sfidues dhe fati ynë që e kemi dërguar urgjent në Prishtinë.Gjilani do të dijë ta sfidojë edhe pas pandemisë situatën, nëse i përmbahemi rregullave besoj që kalojmë mirë. Po e çmontojmë njërën nga vatrat e mundshme, besoj me të gjitha kapacitetet që i kemi do të mund t`ia dalim. Do të ketë mungesë të kuadrit pas pandemisë, sepse mjek të profesionalizuar do të mungojnë. Pas COVID do të jetë situata e rëndë, por e menaxhueshme” tha Ismajli.

Ajhane Gashi tha se ia kemi dalë fal bashkëpunimit të mirë me komunë. “Të gjitha hallkat kanë funksionuar, do të përballemi me të gjitha sfidat sepse i kemi tri komuna që dallojnë për nga natyra e virusit sepse rastet tek Vitia nuk po dalin negative” u shpreha ajo e cila ka kërkuar që qytetarët sa më shumë të kujdesen për shëndetin e tyre duke pastruar pjesët e trupit.

Kurse, Fejzullah Berisha tha se mbi 12 mijë pacient kanë kaluar nëpër qendrat mjekësore dhe u kemi shërbyer të gjithëve.

“Kemi pasur një koordinim të mirë, janë bërë punë të shumta dhe të mëdha, kemi mjete mbrojtëse dhe material furnizues . Të gjithë po e presim përgjigjen “Çka pas pandemisë”, nuk do të lirohemi komplet sepse do të ketë sërish kufizime, maska mbrojtëse do të kemi sërish, distanca do të ekzistojë. Vetëm zbulimi i vaksinës i largon dilemat dhe shqetësimet e profesionistëve” tha Berisha.

Fadil Kajtazi nga Mbrojtja dhe Shpëtimi tha se goditjet e virusit janë të natyrave të shumta, efekti social, ekonomik, komuna ka kapacitete të strukturuara edhe pse ekonomia është e goditur më së shumti, shëndetësia do të ketë sfida dhe realisht kemi rritje të dhunës në familje.

Kajtazi tha se shteti nuk ka qenë i përgatitur sa duhet.

Selami Xhemajli tha se ka pasur dy pako të masave, furnizimi me masa mbrojtëse, nuk e kemi pritur qendrën, por kemi vazhduar me punën tonë në teren dhe pakoja e dytë nevoja për të furnizuar familjet me pako ushqimore dhe fondi emergjent.

“Prioritet yni ka qenë personeli shëndetësor, kurse sfidë pas pandemisë do të jetë vaksinimi, do të ketë sërish kufizime dhe kapacitete buxhetore të kufizuara. Janë ndihmuar edhe 42 familje serbe të cilat kanë marrë ndihma ushqimore ose pajisje shëndetësore dhe 119 familje rome” tha Xhemajli

Alban Ramushi nga policia e Gjilanit tha se po shpresojmë në një fund të mirë të pandemisë.

“Siguria është e mirë, jemi ndihmuar edhe nga shtabi i përgjithshëm, punët na i vështirësojnë pikat statike, sepse kemi familje të izoluara. Qytetarët janë vetëdijesuar dhe policia po i kontrollon të gjitha hyrje daljet sepse qytetarët po i respektojnë, por disa po e shfrytëzojnë kohën e ndjeshme. Apeloj tek të gjithë prindërit dhe familjarët që ta shfrytëzojnë kohën për të mirë, dhe të kujdesen për fëmijët e tyre” tha Ramushi.

Ramushi tha se edhe tek faza e rimëkëmbjes do ia dalim bashkë edhe pse kemi me pasur probleme në aspektin e sigurisë.

“Pasoja do të ketë bukur gjatë dhe shumë” tha ai

KOMENTE