DYLON

Të gjitha shkollat e Gjilanit janë të gatshme për fillimin e mbarë vitit shkollor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit, të drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, e kryesisht lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2016/2017, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit fillon më 5 shtator.

Në këtë mbledhje, u theksua se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit janë të gatshme për fillim të mbarë të vitit shkollor, duke u nënvizuar edhe investimet që janë bërë në këto shkolla, përfshirë gëlqerosjen, inventarizimin, e investimet tjera në këtë resor.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ritheksuar se sektori arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, në mënyrë që nxënësve t’u krijohen mundësi më të mira për edukim sa më cilësor.

Haziri u informua edhe lidhur me kampusin e shkollave të mesme, për të cilin u tha se është duke u punuar intensivisht.

Gjatë këtij takimi, është folur edhe për investimet infrastrukturore, të cilat po vazhdojnë me një dinamikë të shtuar, kryesisht në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, troturareve e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.

I pari i Gjilanit është shprehur i kënaqur me fillimin e ndërtimit të lumit “Mirusha”, ndërkaq ka bërë me dije se shumë shpejt fillohet me projektin e madh prej 7.5 milionë euro me qeverinë e Austrisë për rehabilitimin e dy lumenjve, “Stanishorka” dhe “Mirusha”.

Në mbledhjen e bordit të së enjtes edhe për projektet e administratës (shërbimet e reja në kuadër të e-Kiosqeve, “Smart City”), sikurse edhe për projektet e tjera në bujqësi, zhvillim ekonomik, shëndetësi, kulturë, rini e sport.

Krejt në fund, kryetari Haziri ka thënë se tashmë është koha e fundit që të riorganizohet Bordi i Drejtorëve, duke paralajmëruar ndryshime edhe në kuadër të zyrave komunale, varësisht prej performancës.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.