DYLON

“Të gjitha rrugët e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Komuna e Gjilanit është mbuluar sot me borë, mirëpo operatori i kontraktuar nga Komuna, është duke punuar dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këto momente, duke mos paraqitur asnjë problem për qarkullim”, ka thënë në prononcimin e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së mbajtur të Bordit të Drejtorëve.

“Hyrje daljet e qytetit, të gjitha rrugët e Komunës së Gjilanit, por edhe ato ndërkomunale janë të hapura dhe komunikimi nuk është i vështirësuar. Kompania e kontraktuar me kohë ka intervenuar dhe gjithçka është në kuadër të normales sa i përket lëvizjes dhe qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se Komuna në këtë moment është duke intervenuar në fshatin Stanqiq, duke e hapur edhe këtë koridor të rëndësishëm që e lidhë Gjilanin me Kumanovën. ​/2L ONLINE/