DYLON

Të enjten Gjilani nis fazën e parë të dezinsektimit, apelohen bletarët që t’i mbyllin shtëpitë e bletëve

Të enjten Gjilani nis fazën e parë të dezinsektimit, apelohen bletarët që t’i mbyllin shtëpitë e bletëve
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të enjten hënën fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin dhe fshatrat përreth, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo dezninsektimi do të zgjas pesë ditë, derisa qytetarët rekomandohen që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen mushkonjat (insektet) brenda.

Komuna, po ashtu, njofton bletarët për kujdes të shtuar që t’i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20.00 deri 05.00 të mëngjesit gjatë këtyre ditëve për shkaqe sigurie.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.