DYLON

Të enjten (29 qershor) mbahet seanca e radhës e KK-së – Ja rendi i punës

Të enjten (29 qershor) mbahet seanca e radhës e KK-së – Ja rendi i punës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës për këtë vit më 29.06.2017 (e enjte), nga ora 10:00. Seancat e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.

R E N D  P U N E

Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

EkoHigjiena

Raporti i punës për vitin 2016 i Eco-Higjiena SH.P.K Gjilan

Raporti i Komisionit komunal për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane

Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:

Korniza afatmesme buxhetore-KAB 2018-2020

Draft Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2018

Strategjia për gratë ndërmarrëse në Komunën e Gjilanit për periudhën 2017-2021

Propozim vendimi për korrigjimin e vendimit 01.nr.016-39501 i datës 27.04.2016 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme private për nevoja të Rrugës Qarkore sipas PRRU “Fidanishte”-Gjilan

Propozim vendimi për korrigjimin e vendimit 01.nr.016-117674 i datës 29.11.2016 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme private për nevoja të Rreth rrotullimit tek Lagja “Iliria” (projekti i rrugës “Jugu I, faza e II-të) -Gjilan

Propozim vendimet për subvencionimin e aktiviteteve të: KF “Gjilani”, KF “Drita”, KV “Drita”, KB “Drita” (M), KH “Drita” (M), në Gjilan dhe KH “Zhegra” në Zhegër

Të ndryshme

Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 29.06.2017 në ora 10:00.