Të dyshuarit për terrorizëm dalin para Gjykatës
Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore do të paraqiten rreth 32 persona të arrestuar kohë më parë si të dyshuar për pjesëmarrje në grupet terroriste si në luftimet në Siri e Irak përkrahë organizatave të shpallura si terroriste si ISIS dhe AL-Nusra.
Burime të Indeksonline konfirmojnë se ndaj 32 të akuzuarave janë ngritur tri aktakuza.
Ata të cilët do të dalin sot para trupit gjykues janë:
Kujtim Bytyqi (34), Hadi Nura (27), Besim Shabani (33), Betim Ibrahimaj (28), Adil Bushi (28), Ekzon Latifi (21), Jetmir Bushi (25), Artan Kadriu (28), Bekim Halili (41), Zejadin Berisha (31) dhe Jeton Hajdini (40) pritet të paraqiten në gjykatë te gjyqtarja Hajrije Shala. Kjo e fundit, seancën e planifikuar për të mërkurën e ka shtyrë për të premten në mungesë të të akuzuarit Jeton Hajdini.
Ndërkaq gjatë kësaj jave në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar gjykimi ndaj 11 personave, ku nëntë prej tyre janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste./Indeksonline/
