DYLON

Të dyshuarit F. S. (1971) i konfiskohet arma dhe automjeti

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Gjilan ka marr informacion se ka gjuajtje me armë në afërsi të Udhëkryqit te rruga Qarkore me rrugën e Prishtinës. Njësiti Reagues i policisë ka dal ne vendin e ngjarjes , ku ka grumbulluar informacione dhe aty ka gjetur një gëzhojë cal. 9mm.

Zëdhënësi i Policisë toger Ismet Hashani ka bërë me dije se vetura nga e cila është gjuajtur është Pikap CADY targat vendore dhe se e njëjta kishte shkuar në drejtim të qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Njësitet patrulluese pas një kohe të shkurtër kanë arritur ta lokalizojmë veturën nga e cila është gjuajtur. Gjatë bastisjes është gjetur një gëzhojë 9 mm ne Parafango të veturës. I dyshuari F. S. (1971) e ka dorëzuar armën e llojit STIGSTAUER dhe karikatorin e zbrazur. Automjeti dhe arma e të dyshimtit janë Konfiskuar nga policia e Kosovës”, thotë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti procedohet në prokurorin Themelore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.