DYLON

Të dielën shënohet përvjetori i 12-të i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës

Të dielën shënohet përvjetori i 12-të i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës
Avatar photo Redaksia

Të dielën, më 14 korrik 2019, shënohet përvjetori i 12-të i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. Kjo ditë, sipas Kalendarit të Kryegjyshatës së Bektashinjve, është ditë pelegrinazhi në Teqenë e Gjakovës. Prandaj, çdo ardhës është i mirëpritur në këtë tempull të Zotit.

Teqeja e Gjakovës, u bë e mundur të rindërtohet në vitin 2007. Kjo, pas shkatërrimit e djegies deri në themel, bashkë me Bibliotekën e pasur e Tyrben, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Teqeja Bektashiane e Gjakovës është themeluar në vitin 1790 nga Baba Shemsi. Deri më tani, në këtë Teqe kanë shërbyer 12-të baballarë të shquar të udhës së Hazreti Pirit, Hynqar Haxhi Bektashi Veli. Postmbajtësi aktual është Baba Mumin Lama.

EkoHigjiena

“Sikur e do tradita e Tarikatit tonë të shenjtë, Teqeja e Gjakovës nuk i shërbeu vetëm fesë por edhe kombit. Teqeja jonë ka dhënë kontribut të drejtpërdrejt në organizimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jo vetëm kaq, Teqeja Bektashiane e Gjakovës, ka qenë vatër e arsimit shqip ndër breza dhe qendër nxitëse e arsimimit të vajzave. Teqeja e Gjakovës ishte ndër shekuj vend i angazhimit konkret për zhvillim të kulturës”, thuhet në njoftim.

Gjatë viteve të rënda të okupimit, sidomos gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, Teqeja Bektashiane e Gjakovës u shndërrua në shkollë shqipe dhe Qendër Kulturore Shqiptare për Gjakovën dhe më gjerë, thuhet në fund të njoftimit e lëshuar nga Komuniteti Bektashian i Kosovës, Gjyshata Gjakovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.