DYLON

Të dielën shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Të dielën shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, Policia e Kosovës, të dielën, më 26 korrik 2026 organizon një sërë aktivitetesh përkujtimore në nderim të zyrtarëve policorë që sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të rendit, ligjit, mbrojtjes së sovranitetit të vendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në ceremonitë përkujtimore do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, drejtues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të tjerë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë.

EkoHigjiena

Aktivitetet e planifikuara:

10:00 – Homazhe shtetërore

Lokacioni: Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Pjesëmarrës: Personalitetet e larta shtetërore

11:00 – Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku

Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri Pjesëmarrës: Personalitetet e larta shtetërore

11:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku

-Vendndodhja: Fshati Samadrexhë, Vushtrri

Pjesëmarrës: Personalitetet e larta shtetërore

12:15 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri

-Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri

Pjesëmarrës: Personalitetet e larta shtetërore

13:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies se Heroit Enver Zymeri

Lokacioni: Varage – Zubin Potok Pjesëmarrës: Personalitetet e larta shtetërore

Policia e Kosovës fton përfaqësuesit e mediave të përcjellin këto aktivitete dhe njëkohësisht i fton qytetarët të bashkohen në nderimin e kujtimit të zyrtarëve policorë që dhanë jetën në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë publike dhe Republikës së Kosovës.

“Sakrifica e tyre mbetet një frymëzim i përhershëm dhe një dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.