DYLON

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

EkoHigjiena

Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

 Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.