/2L ONLINE/ – Për të njëmbëdhjetën herë me radhë Klubi i Karatesë “Dardania”, nga Gjilani, do të jetë nikoqir i turneut me karakter ndërkombëtarë “Katana Open – 2016”, ku sipas organizatorit, pritet pjesëmarrje e të gjitha klubeve kosovare të karatesë si dhe ato te rajonit.
“Në këtë turne tradicional që do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta”, të dielen me 2 tetor, pritet të jenë pjesëmarrës mbi 400 garues nga klubet e ndryshme brenda vendit dhe nga shtetet tjera përreth”, ka bërë të ditur , për Portalin 2L ONLINE, Maliq Maliqi drejtor i klubit nikoqir, KK “Dardania”.
Maliqi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar këtë organizim, si Komuna dhe donatorët tjerë, me çka do t mundësohet një garë e denjët, të garuesve si në kata po ashtu edhe në kumite dhe se për më të mirët janë mundësuar edhe shpërblimet.
Ai ka bërë me dije edhe për shpërblimet për më të suksesshmit e ku vendet e para në kata e kumite, do të shpërblehen me plaketë. Klubi më masiv vendor dhe nga jashtë nga një thikë dekoruese. Garuesi dhe garuesja më e mirë një thikë dekoruese, Klubi më i sukseseshëm poashtu një thikë dekoruese, si dhe për vendet 1.2.3.3 medalje dhe diploma, si dhe po ashtu për çdo klub pjesëmarrës me Mirënjohje.
Maliqi tha se tani më janë bërë përgatitjet maksimale që ky turne të organizohet në mënyrë sa më të mirë dhe për të qenë çdo gjë e gatshme për këtë të diele, ku Gjilani do të jetë arenë sporti duke ftuar me këtë rast që edhe shikuesit të jenë sa më në numër sepse vërtetë do të shohin gara të mira si në kumite si në kata, pasi karateistë të ndryshëm pritet ta shpalosin shkathtësinë e tyre në këtë sport, në formën më të mirë. /2L ONLINE/