DYLON

Të dielën, kthehuni në Medvegjë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ekziston vetëm një rrugë për përparimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës, ajo është e drejta demokratike dhe obligimi qytetar e kombetar për të marrë pjesë në zgjedhje. Këtë të diele atje do të mbahen zgjedhjet e parakohshme komunale. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se numri absolutisht më i madh i shqiptarëve nga kjo komunë është shpërngulur dhe se atje ka ndodhur një spastrim etnik.

Por, Medvegjasit këtë të diele duhet që në mënyrë masive të kthehen në komunën e tyre dhe të votojnë për pronat e tyre dhe të drejtat e veta. Sa më i madh që të jetë numri i shqiptarëve që votojnë, aq më të fuqishme do të jenë organet komunale dhe delegatët shqiptar të Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Hapja e kufirit në Kapi të Sfircës që do të ndodh së shpejti dhe lidhja e drejtpërdrejt e Medvegjës me Kamenicën është edhe një shpresë më shumë se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e përhershëm të shqiptarëve në tokat e veta.

Bashkëkombës të nderuar të Komunës së Medvegjës, kryeni obligimin Tuaj kombëtar e qytetar, votoni të dielën në Medvegjë, jepni një rast dhe një mundësi më shumë të ardhmes Tuaj më të mirë.

Urime
Fatmir Matoshi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.