• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Të dhëna të panjohura mbi popullsinë e Gjilanit dhe fshatrave përreth në fillim të shekullit XX

Redaksia 2LONLINE 11 Shkurt, 2017 6 min
 Të dhëna të panjohura mbi popullsinë e Gjilanit dhe fshatrave përreth në fillim të shekullit XX
?

 Mr. sc. Fitim RIFATI  – Instituti i Historisë – Prishtinë

Statistika demografike përbën një metodë të veçantë, e cila merret me numërimin e tërësisë së të dhënave të mbledhura të popullsisë dhe të renditura e grupuara sipas një kriteri të caktuar. Të dhënat e mëposhtme, edhe pse jo të plota për shumicën e fshatrave të rrethinës së Gjilanit, shërbejnë për të njohur më gjerësisht numrin e familjeve dhe numrin e përgjithshëm të popullsisë së kësaj treve, përbërjen etnike, shpërndarjen gjeografike dhe toponiminë e Gjilanit dhe të fshatrave përreth në fillim të shekullit XX.

Këto të dhëna statistikore, të hartuara nga intelektualë dhe anëtarë të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1918-1924) me qendër në Shkodër, janë përpunuar në bazë të regjistrimeve osmane para vitit 1912 dhe si të tilla i kanë shërbyer Programit të këtij Komiteti, për të protestuar para faktorit relevant ndërkombëtar mbi padrejtësitë historike që Fuqitë e Mëdha kishin vendosur ndaj popullsisë shqiptare. Anëtarët e këtij Komiteti i kanë prezantuar këto statistika para përfaqësuesve e forumeve diplomatike ndërkombëtare, duke kërkuar që çështjen etnike të Kosovës ta zgjidhnin në përputhje me kërkesat dhe të drejtat e shumicës së popullsisë.

Në këtë dokument statistikor mungojnë të dhëna për fshatra të rrethinës së Gjilanit, si: Bilinica, Llashtica, Vrapqiqi, Inatoci, Kishnapole, Kmetoci, Kravarica, Llovca, Godeni, Pidiqi, Sllubica, Stançiqi, Stublina, Çeliku e Shurdhani. Si e tillë, kjo pasqyrë statistikore e mëposhtme, nuk mund të llogaritet e kompletuar përderisa mungojnë statistika për fshatrat e mësipërme. Mirëpo, hulumtimet dhe studimet e mëtejme të studiuesve (demografëve, historianëve, gjuhëtarëve etj.), mund të plotësojnë boshllëqet që përmban kjo statistikë e popullsisë për Gjilanin dhe fshatrat përreth.

Sipas kësaj statistike, Gjilani dhe vendbanimet e tij kanë këtë strukturë të popullsisë:

  1. Gjilani (Gylan): 18.887 banorë, 1.447 familje shqiptare ose 13.025 banorë dhe 652 familje serbe ose 5.862 banorë. Kishte 5 xhami, 1 kishë ortodokse, 4 hotele dhe 200 dyqane.
  2. Bresalc (Bresaltza): 57 familje shqiptare ose 609 banorë.
  3. Bukovik (Bukovitcki): 23 familje shqiptare ose 354 banorë.
  4. Burincë (Borintza): 25 familje shqiptare ose 292 banorë.
  5. Caparë (Sapari): 10 familje shqiptare ose 154 banorë.
  6. Cërrnicë (Sernitza): 816 banorë, 61 familje shqiptare ose 629 banorë dhe 19 familje serbe ose 187 banorë.
  7. Dobërqan (Dobroutchani): 51 familje shqiptare ose 716 banorë.
  8. Dunav (Donova): 21 familje shqiptare ose 253 banorë.
  9. Gadish (Gadicki): 37 familje shqiptare ose 407 banorë.
  10. Lipovicë (Sipovitza): 21 familje shqiptare ose 267 banorë.
  11. Livoq i Epërm (Livatchi Eper): 301 banorë, 17 familje shqiptare ose 162 banorë dhe 14 familje serbe ose 139 banorë.
  12. Livoq i Ultë (Livatchi i Pochter): 49 familje shqiptare ose 632 banorë.
  13. Lladovë (Lladova): 37 familje shqiptare ose 407 banorë.
  14. Malishevë (Malicheva): 65 familje shqiptare ose 715 banorë.
  15. Muçibabë (Moutchibaba): 25 familje shqiptare ose 307 banorë.
  16. Nasalë (Nosaltza): 5 familje shqiptare ose 49 banorë.
  17. Përlepnicë (Perlepnitza): 40 familje shqiptare ose 475 banorë.
  18. Pogragjë (Potgratcki): 35 familje shqiptare ose 349 banorë.
  19. Ponesh (Ponecki): 458 banorë, 28 familje shqiptare ose 317 banorë dhe 13 familje serbe ose 141 banorë.
  20. Sllakovc (Slakovtza): 45 familje shqiptare ose 495 banorë.
  21. Shillovë (Chilova), 314 banorë, 13 familje shqiptare ose 147 banorë dhe 15 familje serbe ose 167 banorë. Ky fshat kishte 2 çifçinj.
  22. Uglarë (Uclari): 19 familje shqiptare ose 201 banorë.
  23. Velekincë (Nelikintza): 25 familje shqiptare ose 212 banorë.
  24. Verbicë (Verbitza), 25 familje shqiptare ose 254 banorë.
  25. Zhegër (Zhygri): 672 banorë, 51 familje shqiptare ose 519 banorë dhe 15 familje serbe ose 153 banorë.
  26. Zhegoc (Zhegovtza): 19 familje shqiptare ose 191 banorë.

Sipas të dhënave të mësipërme statistikore, popullsia shqiptare e Gjilanit dhe rrethinës përbënte shumicën dhe shtrihej në të gjitha fshatrat e rrethinës së Gjilanit. Nga 26 vendbanimet e mësipërme, 20 prej tyre përbëheshin vetëm me popullsi etnike shqiptare dhe 6 vendbanime përbëheshin nga popullsi e përzier (shqiptare dhe serbe), në të cilat, përpos fshatit Shillovë, shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë. Numri i përgjithshëm i popullsisë së këtyre vendbanimeve ishte 28.787 banorë, ku pjesa më e madhe e popullsisë (18.887 banorë) jetonte në qytet, kurse pjesa tjetër (9.900 banorë) jetonte e shpërndarë në 25 fshatra. Popullsia shqiptare numëronte 2.251 familje ose 22.138 banorë, kurse popullsia serbe numëronte 728 familje ose 6.649 banorë. Pas Gjilanit, që ishte qendër e këtij rrethi, Malisheva ishte fshati me më së shumti familje (65), ndërsa Dobërqani ishte fshati me më së shumti banorë (716). Nasala ishte fshati me më së paku familje (5) dhe banorë (49).

Statistikat e mësipërme për Gjilanin dhe rrethinën në fillim të shek. XX, paraqesin të dhëna me vlera shkencore historike, gjeografike (demografike) e gjuhësore (toponimi), kulturore (fetare) e ekonomike (bujqësore, tregtare, zejtare), për përbërjen dhe shtrirjen e popullsisë shqiptare e asaj serbe dhe evoluimet që ajo ka përjetuar pas vitit 1912. Këto të dhëna shërbejnë për të hulumtuar, analizuar, krahasuar e studiuar fenomenet dhe ndryshimet shoqërore e demografike të popullsisë së Gjilanit dhe rrethinës përgjatë shekullit XX.

Etiketa:fshatrat Gjilani kryesore popullsia shekulli XX
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani e nis kampionatin me fitore, FC Drita me barazim

13 Gusht, 2022

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

SC Gjilani sot kërkon rezultatin e favorshëm për të kaluar tutje në rrethin tjetër

14 Korrik, 2022

Presidenti Florim Zuka është takuar me homologun e tij Oleg Chramov nga Letonia

8 Korrik, 2022

SC Gjilani e nis mbarë garën në UEFA Conference League

8 Korrik, 2022

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com