Të dhëna për Shefqet Dibranin, autor i librit studimor, “Artistikja në veprën “Orfeiana” të Beqir Musliut
Shefqet Dibrani u lind më 3 gusht 1960, në fshatin Gërdoc të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, në drejtimin kimiko-teknologjik, e përfundoi në Kastriot. Studimet i mbaroi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në Degën Biologji-Kimi.
Në vitin 1984 emigroi në Zvicër, ku jetoi dhe veproi për shumë vite. Ka qenë anëtar i Lidhjes së Autorëve dhe Autoreve në Zvicër (AdS) gjatë viteve 2001-2023, anëtar i shoqatës “International Culture Bridge” në Zürich (2002-2023), si dhe anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ), që nga themelimi e deri më sot.
Përveç gazetarisë, Shefqet Dibrani merret me poezi, publicistikë, kritikë dhe studime letrare.
Është autor i 48 librave letrarë dhe publicistikë, ndërsa krijimtaria dhe veprimtaria e tij janë përfshirë në dhjetëra libra me studime letrare, leksikone dhe antologji nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Kurse shënimet kritike dhe studimet letrare, i janë përdorur si referencë në punime të ndryshme akademike, duke tërhequr edhe vëmendjen e kritikës dhe studimeve të ndryshme letrare e puplicistike. Po ashtu poezia e tij është përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja.
Tashmë në pension, Shefqet Dibrani jeton mes Prishtinës dhe St. Gallenit në Zvicër.
Ka botuar këto libra:
NË POEZI
1. “LARG PIKON HËNA”, poezi, Tiranë, 1994.
2. “PSE E URREJ KADARENË dhe poezi të tjera”, poezi, Prishtinë 1996, (ribotimi 2021).
3. “QERSHIA E PIKËLLUAR”, vjersha, Prishtinë, 1997.
4. “DITAR MËRGIMI”, poezi, Prishtinë, 1998, (ribotim 1998).
5. “STREHËT E GJAKUT”, poezi, Prishtinë, 2000.
6. “ËNDËRR E NJËJTË, TOKË TJETËR”, poezi, Podujevë, 2007.
7. “ANATOMIA E BRYMËS”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 2013.
8. “GEDICHTE-POEZI”, (poezi, shqip-gjermanisht), Prishtinë 2016.
9. “SHKËLQIMI I FJALËVE / Strălucirea cuvintelor”, (poezi, shqip-rumanisht), bashkautore, Mariana Grigore, Rumani-României 2021, (botimi i dytë, Prishtinë 2021).
NË KRITIKË DHE STUDIME LETRARE
1. “LIBRA DHE MBRESA”, kritikë letrare, St. Gallen 2005.
2. “MALËSORJA, romani monumental i Kosovës”, studim letrar, Prishtinë 2021.
3. “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin MALËSORJA të Nazmi Rrahmanit”, studim letrar, Prishtinë 2021.
4. “SHOSHITJE LETRARE”, studim dhe kritikë letrare, për libra dhe autorë nga Kosova Lindore, Gjilan 2022.
5. “ARTI I KRITIKËS”, kritikë letrare, [bashkautor, Musa Jupolli], Prishtinë 2023.
6. “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE” [1], kritikë letrare, Prishtinë 2023.
7. “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE”, [2], kritikë letrare, Prishtinë 2023.
8. “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE”, [3], kritikë letrare, Prishtinë 2024.
9. “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE”, [4], kritikë letrare, Prishtinë 2025.
10. “POETIKA E REFLEKTIMIT NË POEZINË E PREND BUZHALËS”, kritikë letrare, Prishtinë 2025.
11. “DIAKRONIA SINKRONIKE DHE EVULIMI KRIJUES, në veprat e Ajete Zogajt”, kritikë letrare, Prishtinë 2025.
12. “FIKSIONI DHE NARRATIVA E RRËFIMIT, në poezinë për fëmijë të Erina Rrahmanit”, Prishtinë 2025.
13. “SIMBOLIKA MAGJIKE E Nr.12, në poezinë e Sabit Rrustemit”, studim letrar, Prishtinë 2025.
14. “ARTISTIKJA NË VEPRËN ‘ORFEIANA’ TË BEQIR MUSLIUT”, studim letrar, Gjilan 2026.
MONOGRAFI
1. “SFIDË PËR DEMOKRACINË 1-2”, monografi, Prishtinë 2014.
2. “PINJOLLËT E RRUSTEM LLUKËS”, monografi, Prishtinë 2015.
3. “LEKSIKON I AUTORËVE SHQIPTARË NË ZVICËR”, [bashkautor, Besnik Camaj], Prishtinë 2016.
4. “Ing. NAZMI PECI, Jeta dhe Veprimtaria”, monografi, (bashkautor, prof. Demë Jashari), Prishtinë 2026.
NË PUBLICISTIKË
1. “ZHGËNJIMI BALLKANIK 1-2”, publicistikë, Prishtinë, 2005/2006.
2. “VIRTYTE E VISARE”, publicistikë, Prishtinë 2010.
3. “11 MINUTA PARA ORËS ’00, ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, publicistikë, Prishtinë 2011.
4. “DEMOKRACIA E IMITUAR 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
5. “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
6. “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
7. “LETRA AMBASADORËVE”, publicistikë, St. Gallen 2020.
8. “ADRENALINA E NJË TITISTI, ose 13 mallkime që duhet ta kryqëzojnë komunistin I.M.”, publicistikë, St. Gallen 2020.
FHE KA PËRGATITUR PËR BOTIM KËT LIBRA
1. Agim Spahiu, “NJERIU MBI PIKËLLIMË”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 1993.
2. Begie Rexhbogaj-Idrizi, “KUJTIME PËR KOHË TË VËSHTIRA”, kujtime, Prishtinë 2011.
3. “ROLI HISTORIK I LDK-së NË NDRYSHIMIN E KONCEPTEVE POLITIKE”, publicistikë, Prishtinë 2013.
4. “NDËRMJETËSIME LETRARE”, për krijimtarinë letrare të Arif Molliqit, Prishtinë 2021.
5. “KRIJIMTARIA LETRARE E MUSA JUPOLLIT”, nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj, Prishtinë 2023.
6. Ing. Nazmi Peci; “DEMOKRACIA E PROLONGUAR 1-2-3”, publicistikë, (bashkëhartues, prof. Demë Jashari), Prishtinë 2023/2024/2025.
7. Ramadan Mehmeti; “POEZIA SI KËNGË MBI KËNGËT”, Vlerësime letrare për shtatë libra poetikë të Ramadan ehmetit, Prishtinë 2025.
8. Idriz (Ibrahim) Shabani; “GËRDOCI NË KUJTIMET E MIA”, monografi, Prishtinë, 2026.
9. Idriz (Ibrahim) Shabani; ”SI TA PËRTËRIJMË JETËN”, meditime dhe frymëzime, Prishtinë 2026. /2LONLINE/
/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/
