DYLON

Të denoncohen kriminelët për të kaluarën ndaj popullit tonë

Të denoncohen kriminelët për të kaluarën ndaj popullit tonë
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sami ARIFI

Në të kaluarën dhe tani shqiptarët asnjëherë nuk denoncuan kriminelët e popullit të tyre, duket se kujtesën e harresës për tragjedinë që u bënë shtetet shoveniste fqinje, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, e kanë të madhe.

EkoHigjiena

Mikesha e madhe e shqiptarëve Edith Durham gjatë luftërave ballkanike, ku vetëm nga serbo-malazezët pësuan në mënyrën më tragjike përmes holokaustit më se gjysmë milioni shqiptarë, kur Shqipëria në kohën e pavarësisë numëronte vetëm 700.000 banorë, prandaj ajo (Edith Durham) me të drejtë thoshte: „Shqiptarët nuk denoncojnë kriminelin dhe kjo është pengesë për bërjen e shtetit të tyre“.

Tragjedi të tilla nga Serbia pati edhe gjatë krizës Lindore në vitin 1878 ku me mijëra e mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë të paparë nga vatrat e tyre, „pothuajse e gjithë pjesa perëndimore e Sanxhakut të Nishit ishin shqiptarë mysliman. Të gjithë ata kanë, ikur përmes dhunës, duke e lënë vendin e tyre në vilajetin e Kosovës…“ thoshte anglezi John Ross.

Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin, dhe bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla…në raste ato ishin shtatzëne u çahej barku dhe pasi u nxirrej fëmija, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të“ thoshte Leon Trotsky.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.