Vendimi i Januzajt për të zgjedhur Belgjikën si përfaqësuesen e tij, ka krijuar pakënaqësi jo vetëm në Shqipëri, por gjithashtu dhe në radhët e kombëtares së Marc Wilmots. Kevin Mirallas, një prej yjeve të përfaqësueses së “djajve të kuq” i ka kërkuar trajnerit, të mos e grumbullojë futbollistin me origjinë nga Istogu për në Botëror. Sipas sulmuesit të Evertonit është e papranueshme që në skuadër të përfshihet në momentet e fundit një futbollist që nuk ka dhënë asnjë kontribut në eliminatore për Belgjikën dhe të qëndrojë jashtë dikush që ka dhënë maksimumin sa herë që është thirrur nga ana e Wilmots.
Ky i fundit e priti krahë hapur Januzajn në momentin që ky i fundit pranoi të luante në Botëror për belgët, por vendimi nuk i ka pëlqyer Mirallas, i cili e ndjen tashmë veten të rrezikuar nga prania e mesfushorit të Man. UTD. Mirallas ka pranuar se është dicka e mirë që Januzaj ka zgjedhur Belgjikën, por nuk është mirë që ai të grumbullohet në Botëror pasi Adnani nuk njeh as ambjentin dhe as lojën e ekipit. Mirallas gjithashtu ka shtuar se Januzaj është një futbollist i mirë por nuk është aktivizuar shumë kohët e fundit me Man.UTD. Sipas sulmuesit të Evertonit, një futbollist që nuk ka treguar ende në klubin e tij sesa vlen nuk mund të vijë e të bëhet lider i përfaqësueses. Kohët e fundit Mirallas ka qënë i dëmtuar dhe vendi i tij në përfaqësuese për Botërorin brazilian është vënë jo pak në dyshim dhe pas deklaratave të lojtarit mund të qëndrojë pikërisht shqetësimi se Ëilmots mund ta përjashtojë nga lista përfundimtare me 23 emrat që do të marrë në finalet e Kupës së Botës.