DYLON

Të bashkuar, të shprehim vullnetin tonë për një shtet sovran dhe të barabartë me të gjithë!

Avatar photo Redaksia

Lëvizja e Re Demokristiane, duke i konsideruar të drejta qendrimet e tri partive opozitare dhe shqetësimet e qytetarëve për gjendjen e krijuar në Kosovë, ka vendosur që të merr pjesë në manifestimin për Republiken.

LRD-ja fton aktivistët, anëtarsinë dhe simpatizantët që me datën 28 Nëntor 2015, ora 14:00, në Sheshin Zahir Pjaziti, Prishtinë, të marrim pjesë sa më masovikisht, të gjithë së bashku të manifestojmë qendrimin tonë në mbrojtje të territorit të Kosovës, kundër marrëveshjes së Qeverisë për “Zajednicen” serbe dhe demakracionit me Malin e Zi.

EkoHigjiena

Manifestimi mbahet pa asnjë element të dhunës dhe pa ngjyra partiake, nuk është në përkrahje të ndonjë lideri apo subjekti politik por në mbrojtje të Republikës së Kosoves, për Kosoven shtet sovran dhe të barabartë me të gjithë. LRD-ja me kohë ka vlerësuar dhe ka ngritur zërin se marrëveshjet e Qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi janë shumë të dëmshme dhe nuk duhet lejuar, andaj qëndrimin tonë ta shprehim përmes manifestimit që organizohet me 28 Nëntor 2015.