DYLON

“Të bashkuar drejt ngadhënjimit të drejtësisë”

“Të bashkuar drejt ngadhënjimit të drejtësisë”
Avatar photo Redaksia

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin që u arrit nga 99 deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e deklaratës për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Na gëzoi fakti që përmes deklaratës së 28 shtatorit 2026, deputetët morën qëndrim të qartë dhe theksuan që asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Në këtë mënyrë ata shprehën vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të vlerësuar aktgjykimin e 16 shtatorit si aktgjykim të padrejtë dhe hodhën poshtë si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët për realizimin e pavarësisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Kemi besimin e plotë se vetëm të bashkuar mund të realizohen kërkesat e deputetëve drejtuar të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe hartimi i një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.

Jemi të sigurt se realizimi profesional i kërkesave të lartpërmendura do të sjellë deri te një vendim i drejtë: zhbërja e Dhomave të Specializuara dhe lirimi i pengjeve që mbahen në burgun e Scheveningenit në Hagë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.