Shkruan: Refik HASANI
(2L ONLINE) – Vizita e paralajmëruar e Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Beograd, më datën 22 Tetor, do të ishte e mira të mirës ta anulohet fare, pas rrethanave të mbrëmshme pasi kombëtarja serbe shfryu mllefin ndaj kombëtares shqiptare mbrëmë në Beograd në ndeshjen kualifikues për Kampionatin e viti 2016. Por ka edhe disa arsye që kjo vizitë të anulohet, pasi:
Së pari kjo vizitë ishte shtyrë dy herë nga qarqet më të larta të shtetit të Serbisë, kështu ishte treguar jo serioze,
Kjo vizitë do të jetë tepër e zbehtë pas incidenteve që ndodhën mbrëmë në ndeshjen e futbollit në Beograd
Dje është arrestuar edhe i ngarkuari me punë i Republikës së Shqipërisë në Beograd,z.Ilir Boçka që ishte zëvendësministër i Mbrojtjes dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Përkohshme Dhjetor 1991 -Prill 1992, dhe ishte mes katër nominimeve për President të Shqipërisë.
Posaçërisht
Vizita do të jetë dhe do të mbetët nën një hije të madhe pasi nesër më datën 16 tetor, Serbisë që do t’ia bëj Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin nga pritja që është paralajmëruar dhe pregaditej për një parade më të madhe ushtarake që nga koha e re që Serbia është si shtet nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe i organizon një personaliteti të lartë shtetëror.
Anulimi i kësaj vizite do të duhej të jetë edhe një arsye që të jetë edhe një notë protestë e demarsh edhe për diskriminim që është duke bërë Serbia ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizitën Kryeministri të anulon pasi lapidari i UÇPMB-së është hequr më 20 Janar 2012 në Preshevë dhe të kërkohet që të kthehet në vendin që ishte vendosur.
Qeveria dhe parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë të ndihmojnë shqiptarët duke u koordinuar, të përpilojnë një platformë dhe program , të harminizojnë qëndrimet lidhur me çështjen e pazgjidhur të kësaj Krahine shqiptare dhe që të themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ndajnë mjete e fonde duke ndihmuar arsimin , kulturën , trashëgimin por edhe në realizimin e të drejtave të individuale dhe kolektive, respektimin e referendumit të një e dy marsit 1992 .
Të ngritët çështja që Beogradi është duke diskriminuar dhe kjo të shtrohet edhe në forume, instanca e mekanizma Evropian dhe deri në Këshillin e Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. /2L ONLINE/