DYLON
Tregu i Kafshëve në Gjilan

“Të angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të mira, rendit dhe funksionalitetit për shfrytëzuesit e Tregut të Kafshëve”

“Të angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të mira, rendit dhe funksionalitetit për shfrytëzuesit e Tregut të Kafshëve”
Avatar photo Redaksia
/Duke qenë afër Festës së Kurban Bajramit, vërehet një numër edhe më i madh i vizitorëve dhe pjesëmarrësve në treg, në frymën e traditës dhe përgatitjeve për festën/

“Tregu i Kafshëve në Gjilan edhe këtë fundjavë po karakterizohet me frekuentim të madh të tregtarëve dhe qytetarëve, duke reflektuar aktivitetin e shtuar tregtar dhe interesimin e madh për blerje dhe shitje të kafshëve”, thuhet në njoftimin e ndërmarrje Publike Lokale “Tregu”, në Gjilan, transmeton 2LONLINE.

Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrjeje, gjithashtu, duke qenë afër Festës së Kurban Bajramit, vërehet një numër edhe më i madh i vizitorëve dhe pjesëmarrësve në treg, në frymën e traditës dhe përgatitjeve për festën, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

“NPL “Tregu” Sh.A vazhdon të jetë e angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të mira, rendit dhe funksionalitetit për të gjithë shfrytëzuesit e tregut”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.