DYLON

Të akuzuarit për vrasje i vërtetohet dënimi prej 18 vjet e 6 muaj burgim

Të akuzuarit për vrasje i vërtetohet dënimi prej 18 vjet e 6 muaj burgim
Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit L.U. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan i datë 30.12.2019, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi L.U. është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 muaj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” nga neni 178 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së, të po këtij kodi.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

EkoHigjiena

Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.