Vëllau shqiptarit që luan për reprezentacionin e Zvicrës, Granit Xhaka Taulant Xhaka ka pranuar të vishet kuqezi duke i thënë po kombëtares shqiptare dhe kjo u konfirmua edhe nga kryetari i FSHF. Sipas mediave shqiptare, Taulanti mund të luaj që nesër në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe si rival do ta ketë vëllaun e tij, Granit Xhaka, transmeton indeksonline.
Megjithatë nuk është hera parë që dy vëllezër do luajnë për dy shtete të ndryshme sepse kemi edhe rastin e Kevin Prince Boateng që përfaqëson Ganën, kurse vëllau i tij Jerome përfaqëson Gjermaninë, të cilët u përballën në mes vete edhe në Kampionatin Botëror 2010, kur Gjermania luajti ndaj Ganës.