(2L ONLINE) – Britania dhe ShBA duke e parë përparimin e ISIS dhe vazhdimin e krimeve të tmerrshme kundër civilëve në Irak dhe Siri dhe se fundi përdorimi i një taktike të ultë me prerje kokash të kundërshtarëve të tyre, detyrimisht kanë ardhur në përfundim të riorganizimit të Task Forcës së Zezë e cila veproi ne Irak kundër terroristeve te Al Kaidës.
Shkruan: Ilir TAHIRI
Kulmi i krimit për Britaninë dhe ShBA-te ishte prerja e kokës së gazetarit Foley, koka e te cilit u pre në shenjë hakmarrje ndaj bombardimeve amerikane kundër caqeve të ISIS-it Nuk ka dyshim se një ndërhyrje e tillë është e detyrueshme, pasi që krimet e ISIS-it nuk kanë të ndalur.
Prerja e kokave padyshim që është një krim i tmerrshëm dhe se një veprim i tille ka ngjallur frikë dhe tmerr në tërë botën. Shkatërrimi i ISIS-it është nevojë urgjente dhe fuqitë e mëdha me urgjencë duhet të veprojnë.
Ringjallja e Task Forcës së Zezë detyrimisht ngrit pyetje dhe ndërlidhet me krimet serbe në Kosovë, krime te cilat i ngjajnë krimeve që po i kryen ISIS në Siri dhe Irak, pasi që edhe regjimi serb me bashkëpunëtoret e tij preu shume koka në Kosovë dhe kreu shume vrasje masive.
Vetëm është dashtë te flasësh shqip pranë “kasapëve” dhe kaq ishte, sikur ne Siri, po nuk ju bindë rregullit dhe urdhrave të ISIS të hiqet koka. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e detyruar të mundohet ti parandaloj veprimet çnjerëzore të kriminelëve serb. Ne nuk kishim Taske Forcë të nivelit Britanik apo të ShBA-ve, por kishim njerëz të cilët ishin të detyruar të veprojnë në mënyra të ndryshme për të parandaluar krimet dhe dëbimet masive që i bënte Serbia me përkrahësit e saj.
Prokurori Wiliamson nuk është dashur as të merret me ndonjë supozim, edhe nëse në ndonjë rast, ndonjë dëshmitarë mund t’ia këtë mbushur mendjen, për ndonjë pickim nga ushtarët e UCK-së. Në një rrethanë lufte të tmerrshme e të pabarabartë, ku cak i sulmeve janë civilët, gratë e fëmijët edhe nëse paskan ndodh ndonjë “pickim” i vogël sa i një mushkonjë, në raport me “kafshimet” e serbeve, ku dihet botërisht se kafshimet e barbarëve serb i ngjanin kafshimit të krokodilit, nuk qon peshë të madhe, aq me pak të ngritën aktakuza kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Situata nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptarë i Kosovës në periudhën 1998-1999 nuk dallon shumë sa i përket llojit të krimeve, nga situata nëpër të cilën po kalojnë civilët e pafajshëm në Siri dhe Irak. Forcat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës mund të kenë qenë të detyruara për shkak të rrethanave të shkelin ndonjë rregull lufte.
Por, serbet, për dallim nga UCK-ja, bënë gjenocid dhe spastrim etnik ndaj popullatës shumicë shqiptare. Jam i bindur se aktakuza e ngritura për krime të supozuara të UÇK-së do të binë poshtë, dhe po ashtu jam i bindur së Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë krenar me luftën e drejt që e bënë, krenar bile sa pjesëtarët e Task Forcës së Zezë e cila veproi në Irak.
Pas vrasjes se Osama Bin Laden, një i afërm i një të vrari gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit, për CNN kishte deklaruar, Tani drejtësia shkoi ne vend. Një i mbijetuar i një familje të masakruar gjate luftës në Kosovë kishte refuzuar të dëshmonte pranë hetuesisë duke thënë: “Nuk keni çka t’ju bëni kriminelëve serb, ata i kanë masakruar anëtaret e familjes time, tërë jetën po t’i mbani në burg nuk me mjafton, sepse për dallim nga unë, familjarët e tyre mund të shkojnë dhe t’i vizitojnë vrasësit e familjareve te mi, ndërsa unë vetëm disave ua di varret.
Një komentues në një portal, pas aktakuzës se ngritur nga prokurori Wiliamson, kishte komentuar: ” Kemi qenë në male shumë civil, ka ardhur një njeri dhe na ka thënë ejani këndej se andej ka jeni nisur janë serbet, por në fakt ishte e kundërta, pikërisht andej nga na dërgoi ai njeriu kishin qenë paramilitaret duke na pritur. Na tubuan, filluan me i nda burrat veç, gratë veç dhe fëmijët veç, i vranë 14 dhe i dhunuan shumë femra, Atë qe na shoqëroi deri tek vendi i krimit, paramilitaret e morën me vete sepse kishte qene bashkepunetor i tyre.
Me mesin e popullatës shqiptare kishte edhe kundërshtarë pasiv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shembull, një plak kur e dëgjoi në lajme se UÇK kishte vrarë një ushtar dhe kishte plaguar një tjetër thoshte ah, e paskan bërë namin! Ndërsa njëherë kur dëgjoi se UÇK kishte vrarë 8 ushtarë serb, nga frika tha: Tani kanë me ardhë me na masakrua neve.
Shtetet te cilat ishin të detyruar për të ndërhyrë në Irak dhe Afganistan nuk ka dyshim se ishin të detyruar të veprojnë ndaj çdo individi të dyshuar për sulm vetëvrasës, ndryshe ishte e pamundur të ndaloheshin vrasjet masive, përmes taktikes së sulmeve vetëvrasëse.
Personat të cilët terroristet i përdornin për sulme vetëvrasëse ishin të të gjitha moshave dhe gjinive, nëpër sulme të tilla janë përdorur edhe gratë e fëmijët. Parandalimi i akteve të tilla nuk ka mund të behet ndryshe pos duke i vrarë, për ti shpëtuar vrasjet masive. Shpesh nëpër video kemi pare fëmijë dhe gra të cilët ishin mbushur me eksploziv dhe kishin kryer sulme vetëvrasëse duke vrarë me dhjetëra njerëz.
Shtrohet pyetja a është krim vrasja e një të dyshuari potencial i cili në dukje është civil i zakonshëm, por brenda rreth trupit të tij mban eksploziv dhe është përgatitur për të kryer një sulm vetëvrasës në një turme të madhe njerëzish? Mendoj që nuk është. Atëherë a mund të jetë krim vrasja e një personi të kamufluar si civil i cili kishte për detyrë identifikimin e caqeve të UÇK -së dhe popullatës civile? As ky nuk ishte krim.
Duke u bazua në këto fakte dhe duke i marr për bazë rastet që po ndodhin në Irak, Siri dhe Afganistan, prokurori Wiliams gaboi rëndë me UÇK-në. Në një rrethanë nëpër të cilën ka kaluar UÇK-ja dhe populli shqiptare, Britania dhe ShBA-të nuk e besojë që s’do të ishin krenuar me luftën e tyre, po të kishin qenë Ata UÇK. /2L ONLINE/