“Tash edhe qentë mund të na hanë*
Shkruan: SHEFIK SHKODRA
/2L ONLINE/ kush mund të thotë se, ne shqiptarët në vendin tonë nuk jemi mjet eksperimenti e Kosova një laborator qosh më qosh. Eksperimentet janë të gjithanshme, por jo me lavd. Provat janë pak si të “zahmetshme” në kohë paqeje. Në një hov, kur përpjekjet bëhen për ndërtimin e një shteti, 1. Prova e parë na del nga gjendja sociale, të dorëzohet një pjesë e madhe e qytetarëve. Me gjithë vërejtjet e tyre, punësimi nuk u arrit as në përqindjen minimale. Madje, punë nuk u shtua as për “argatinë”, që mund të shfrytëzohet krejt lirë, e e cila sado e rëndë, së fundmi do të eliminonte te ndonjë grup rrezikun ditor për kore buke. Nga ky shkak na u shfaqen skenat me karnavalet apo “krushqit e ikës” përtej kufijve të atdheut të tyre. Kjo ishte dhimbja e dytë pas luftës. Këtë e kanë ditur edhe ata që po qëndrojnë në karriget e tyre për ta udhëhequr këtë vend. Po, këtë e kanë ditur edhe më mirë evropianët (bota e jashtme) dhe pesë para nuk janë dhënë për këtë çështje. Shqetësimet nuk ishin aq të shfaqura publikisht te asnjëra palë. Do të thotë, sipas krejt kësaj që shihet, këto punë bëhen si të qëllimta. Serbia fut elemente të tjerë përçarës dhe kërcënon direkt e indirekt. E çfarë spirra nuk ka fut në trupin e Kosovës?! Çfarë të duash. Ditë e natë mendohen se si duhet luftuar pa i përzier duart drejtpërdrejt. Edhe në pikëpamje tregtare, morale, politike, ekonomike, territoriale, arsimore, shëndetësore, fetare, propagandistike etj. Po Serbia nuk na ka faj gjithnjë e për të gjitha. Ata i ecin punët e veta. Edhe ne është dashur rregullisht që t’i shikojmë më mirë veprimet tona…Sepse, 2. Prova e dytë, ikja është jo vetëm nga skamja, por edhe nga mos siguria fizike në këtë vend.
Nga vjen rreziku duhet mbrojtje
Duhet që në fillim t’u shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që u ka ndodhë rasti me qentë e mbetur rrugëve. Atyre që u kanë dëmtuar fëmijët. E nëse nuk ka diçka tjetër, atëherë sa për të mos mbetur zbraztë kronika e zezë, qentë le të hanë njerëz! Shumë e çuditshme, sikur edhe qentë janë bërë më agresiv në këto kohë. Qen ka pasur gjithmonë, por ka pasur një mbrojtje më ndryshe. Nuk është pritur kaq tmerr prej tyre. Pra, edhe rreziku nga vjen na duhet mbrojtje. Është qesharake, në radhë të parë, kur kapet hajduti për incidente të mëdha dhe pas pak orësh lirohet. Shkon në shtëpi. Ka vrasës ndoshta që është rehabilituar. Apo dikujt i thuhet rri në “burg shtëpiak”! Ç’është ky “burgu shtëpiak”? Serbia, në kohën e diferencimeve e pat shpikur, në realitet ndonjë shqiptar i atij regjimi: “Leçitni këta që nuk janë me ne familjarisht! Në burg shtëpiak…!”duke i sugjeruar që të kenë kujdes si po gjinden edhe në shtëpi. Ne gjithnjë diçka po na ndjek. E më në fund, edhe qentë të na rrezikojnë jetën fëmijëve. Dhe punë nuk do të duhej të dramatizohej sepse ka punë edhe më të rëndësishme, kështu do të thoshte dikush në mese tona. Natyrisht, sikur të ndërmerreshin masat e nevojshme pas një rasti që ka ndodhë njëherë.
Le t’i hanë, më fund, qentë…!
Dikur kemi mundur të rrezikohemi nga ndonjë qen “hekurash”, po të zgjidhej, ata nga fshatra të largëta, që duhej të ruanin shtëpinë e bagëtinë. Dhe i drejtoheshim njëri-tjetrit që, të ruheshim p.sh.: nga qeni i Zahirovitëve, Islamovitve…sidomos rreziku ishte nga ata qen që “hanin tinëz”. Por tash janë anonim e me shumicë. E asgjëja e jonë apo “cikërrima” gjithmonë ka sjellë më tepër problem. Nga ajo del më vonë pamja groteske. Si duket, neve po do të na hajë i biri dreqit! Edhe qeni i qenit (e) t’birit qenit…Dikur, po t’i thoshe dikujt, të hangshin qentë, kjo do të merrej si shumë nëmë e butë, madje, si një tallje, sepse s’është marrë si punë e mundshme. Të nderuar lexues, tash kur do të nëmësh ndonjë njeri thuaj: të ‘hangshin Qentë e Kosovës’! Sidomos fëmijëve, meqë kjo qenka punë e lehtë e pa dhimbje, nëse u rrezikohet jeta fëmijëve. Nëse vërtet, fëmija është më pak i vlershëm se qeni. Apo nuk duhet thyer zakonet e ndonjë “dashamiri”, duke mos guxuar të asgjësohen qentë e rrugëve. Ata (qentë) paskan të drejtë të hanë çka të gjejnë përpara, por njerëzit nuk u dashka që të mbrohen nga ky rrezik. Eh! Sa poshtë ka rënë ky katundi i jonë! Eh, sa turp për të gjithë ne…! po kush duhet të pyetët për jetët e njerëzve te ne? Nuk do të duhej të bëhej bisedë për këtë punë fare me askënd. E nëse shkruan në ndonjë ligj te ne për mbrojtjen e qenve më mirë se njerëzit, atëherë ne do ta kualifikonim këtë vend si Shtetin e Qenve. Po kjo s’mund të ndodhë e as të pranohet prej asnjë njeri të shëndetshëm. Këtu bëhet fjalë për jetë njeriu. Kush dëshiron të mbaj dhe ka aq dhimbje për qentë, le t’i kultivoj, le t’i ushqej , le t’i mbuloj e laj për çdo ditë, le t’i rris e le t’i ruaj sa të dojë! Nuk ka kurrfarë pengese. Por jo fëmijët e qytetarëve tanë të bëhen ushqim për ta. Shkruante një herë njëri prej gazetarëve se, një farë juristi (nuk e di cili nga evropianët) këtu në Prishtinë, shpesh i ka rrezikuar njerëzit me qenin e tij. Atij është dashur t’i thuhet, nëse e mendon Kosovën vend gjuetie, apo ndonjë shkretëtirë…mund të ishte veç ëndërr për te. Por, me siguri askush nuk ia ka tërheq vërejtjen për asgjë. Është person i EULEX-it. Është gjykatës. Jo është prokuror. Duhet të sillemi butë e urtë, se, kështu shpëtojmë më lehtë…e nga çka shpëtojmë më lehtë?!
Le të mendoj secili në veti
Ligji apo OJQ të ndryshme, të instaluara në këtë vend (disa prej tyre) janë spica për të ndërtuar të keqen. Nuk mundemi të pajtohemi se, ne jemi të barabartë me kafshët. Sado që nuk e nënçmoj qenin dhe nuk shprehi rezervë as për jetën e kafshëve tjera, personalisht, nuk më intereson, a shndërrohet njeri në kafshë, apo kafsha bëhet njeri. Këto evoluime për të ardhmen nuk mund t’i di, as kam nevojë të lodhem në këtë drejtim. Sidoqoftë, të gjithë e dinë se, qenia njerëzore është më e çmueshmja. Atë e kemi njohur deri më tash si vlerën kryesore, më të mençur e më të fuqishme mbi tokë. Pra, qenie e përsosur…Kam pas rastin të lexoj se si në një vend evropian dikush e barazonte, para do kohe, qenin sa një fëmijë. Nuk e di a ka pasur ai fëmijë fare?! Po në shtypin dhe mediet e tyre u bë fjalë bukur shumë, kush ishte me mendimin e tij (të rrallë) dhe me qindra të tjerë kundër tij. Për mua, ata që i donë kafshët më shumë se fëmijën (i kujtdo qoftë) nuk është mirë me mend, ose nuk e di çka është fëmija. Dhe jeta e tij/saj është e adaptuar, apo jetë e një idioti. Që urren çdo gjë njerëzore. Le të votohet një amendament dhe të shohim, a është qeni më i vlershëm se njeriu, apo i barabartë me te? Duhet ta dimë edhe ne, çka po votojnë përfaqësuesit tanë. A është punë e vogël jeta e një të mituri, për këtë mund të mendojnë edhe ato gra në atë parlamentin tonë. Sigurisht, pjesa më e madhe e tyre kanë fëmijë. Le të gjejnë kohë, më në fund, ta ngritin zërin edhe për këtë çështje! /2L ONLINE/
