DYLON

Tash e tutje policat e sigurimit do të blihen “online”

Tash e tutje policat e sigurimit do të blihen “online”
Avatar photo Redaksia

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve – Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, asaj të Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit – për ofrimin e shërbimeve të blerjes së policës kufitare “online“ në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

“Kjo iniciativë është e vjetër. Nuk është iniciativë e re, por, fatkeqësisht, nuk ishte realizuar. E falënderoj posaçërisht Ministrin e Brendshëm, i cili që në kontaktin e parë ka treguar gatishmëri dhe nuk na është dashur më shumë se dy takime për të finalizuar diçka që është zvarritur ndër vite”, ka thënë zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi

Nga ana tjetër, ministri Flamur Sefaj ka treguar për procesin e kësaj iniciative, me rëndësi për diasporën kosovare.

EkoHigjiena

“E gjithë iniciativa ka nisur nga zv. kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi. Edhe unë, edhe ministri vijmë nga diaspora. E kemi konsideruar që është shumë e rëndësishme kjo iniciativë, prandaj ne, si Ministri i Brendshme, i jemi bashkuar asaj”, ka thënë me këtë rast ministri i brendshëm, Flamur Sefaj.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimit, Rrahim Pacolli ka thënë se BSK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës, për t’i shkurtuar pritjet e gjata të diasporës kosovare gjatë kthimit në atdhe.

Ky ishte realizimi i premtimit të parë publik i zv. kryeministrit Dardan Gashi, ndërkaq po punohet që në verën e vitit 2018 policat e sigurimit të hiqen tërësisht.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.