DYLON

Tash e nëntë vite Kushtrim Kadriut vazhdohet t’i ndalohet hyrja në Luginë

Tash e nëntë vite Kushtrim Kadriut vazhdohet t’i ndalohet hyrja në Luginë
Avatar photo Redaksia

Tash e nëntë vite, Serbia vazhdon t’ia ndalojë hyrjen në Luginën e Preshevës, thotë Kushtrim Kadriu, duke e privuar atë nga e drejta për ta vizituar vendlindjen e të parëve të tij, pronat familjare dhe varret e familjarëve.

Në maj të vitit 2017, Kadriu bënë të ditur se ishte njoftuar nga autoritetet serbe se nuk mund ta kalojë më kufirin për në Kosovën Lindore, duke u ftuar për intervistim me akuza politike. Që nga ajo kohë, ai mbetet i ndaluar të hyjë në vendin prej nga rrjedh familja e tij, një veprim që sipas tij ka prapavijë politike dhe lidhet me aktivitetin e tij kombëtar dhe publik.

EkoHigjiena

Kushtrim Kadriu, që aktualisht drejton Lëvizjen Qytetare “Vatra”, njëherësh është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. ka vazhduar traditën atdhetare të familjes së tij, duke ngritur vazhdimisht zërin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për të demaskuar politikat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore. Përmes angazhimeve të tij publike, deklarimeve dhe aktiviteteve kombëtare, ai ka qenë kritik i vazhdueshëm ndaj trajtimit që u bëhet shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në një prononcim për 2LONLINE, Kadriu shprehet se, ndonëse ka lindur dhe jeton në Kosovë, ai është rritur me rrëfimet e familjes për vendlindjen dhe sakrificat e të parëve të tij (Ramabuçë, Komuna e Bujanocit). Ai thotë se lidhja shpirtërore me trojet familjare nuk është shkëputur asnjëherë dhe se mungesa e mundësisë për t’i vizituar ato mbetet një dhimbje e madhe.

“Askush nuk duhet të pengohet ta vizitojë tokën e vet dhe kujtimet familjare”, është shprehur Kadriu.

Kujtojmë se Kushtrim Kadriu është djali i Njazi Kadriu, kryetarit të parë të të burgosurve politikë në Gjilan, i cili ishte dënuar dhe përndjekur për shumë vite nga regjimi serb për aktivitetin e tij kombëtar dhe politik. Familja Kadriu njihet për kontributin e saj në çështjen kombëtare dhe rezistencën ndaj regjimit serb ndër vite.

Ndalimi i hyrjes së Kushtrim Kadriut në Luginën e Preshevës vazhdon të mbetet një nga rastet që ngre shqetësime për trajtimin e shqiptarëve dhe kufizimin e lirive themelore nga autoritetet serbe ndaj individëve me angazhim kombëtar dhe politik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.