“Tartufi” shfaqja më e mirë e Festivalit

“Tartufi” shfaqja më e mirë e Festivalit

Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare-Presheva 2017” ka shpallur rezultatet e çmimeve për pjesëmarrësit për 5 ditë rresht. Sipas jurisë në përbërje të Fatmir Spahiut-aktor, Osman Ahmeti-aktor, Ben Apolloni-regjisor, u ndan 7 çmime për më të mirët e këtij festivali, shkruan Titulli.com.

Shfaqja më e mirë është vlerësuar “TARTUFI” e prezantuar nga Teatri “Migjeni” në Shkodër, regjia më e mirë çmimi “Agron Boriçi” iu dha Agon Myftarit në shfaqjen “Shfaqja që shkon mbrapsht”, aktori më i mirë i festivalit u vlerësua Adem Karaga, aktorja më e mirë Rita Gjeka , roli më i mirë joprotagonist mashkull Shpëtim Selmani në shfaqjen”Peer Gynti nga Kosova” , roli me i mirë joprotagonist femër Aida Elezi në komedinë ” shfaqja që shkon mbrapsht”.

Juria gjithashtu ka vendosur edhe për dy çmime speciale njëri për aktorët nga teatri i Preshevës me shfaqjen “Maratonistët” dhe tjetri për aktorin Burhan Amiti.

Në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare-Presheva 2017” prezantuan Qendra Multimedia në Prishtinë, “Peer Gynti nga Kosova” me autor Jeton Neziraj e regji të Agon Myftarit, Teatri i Tetovës me shfaqjen “Kripë deti” me regji të Nehat Mehmetit, Teatri Shqiptar i Shkupit “Shfaqja që shkon mbrapsht” me regji të Agon Myftarit. Teatri “Migjeni” në Shkodër “Tartufi” me regji të Kushtrim Bekteshit dhe nikoqirët prezantuan shfaqjen “Maratonistët”.

Ky festival tubon teatrot shqiptare nga qyteti i Shkupit, Prishtinës, Shkodrës, Podujevës dhe Preshevës ndërsa është mirëpritur nga publiku I komunës së Preshevës.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE