DYLON

Tarifa e propozuar për Rrugën e Kombit është nën pesë euro

Avatar photo Redaksia

Tarifa e propozuar nga kompanitë që marrin pjesë në tenderin për rrugën e kombit është nën pesë euro. Kështu bëri të ditur ministri i Transporteve të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, pas një takimi me shoqatat e taksive.

“Janë dy oferta për rrugën e kombit, nën asistencën e IFC-së që është pjesë e BB dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive. Shumë shpejt do të dalë komisioni me një vendim përsa i takon cilësisë së kësaj oferte, interesit publik të saj. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”, tha ministri Haxhinasto, transmeton top-channel.

EkoHigjiena

Në takimin me shoqatat e taksive ai tha se po shihet zbatimi i planit të informaliteti në transport, bashkërendimit të veprimeve që ky shërbim të jetë sa më i rregulluar, sa më i sigurt dhe sa më cilësor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.