Çështja e azilit është bërë thelbësore dhe tema më e prekur e aktualitetit. Bajerni dhe Reali ndihmuan emigrantët duke dhënë për bamirësi nga 1 milion euro. Gjithashtu, edhe yjet e futbollit si Javi Martinez, Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Tiago Alkantara u kanë ardhur në ndihmë refugjatëve në vendet e zhvilluara të Europës, kryesisht në Gjermani.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitet ’90 në luftërat në Nigeri, Kongo, Kosovë, Bosnjë, Kroaci, Shqipëri, ku shumë familje braktisën vendin e tyre.
Altin Lala- Nëntor 1991, Ofenbah, stadiumi “Bieber Berg”. Pas një ndeshjeje të kombëtares së moshave U-16 ikin në drejtim të paditur 10 talente shqiptarë, mes të cilëve edhe Altin Lala.
Igli Tare- Ishte dimër 1992. Në moshën 17-vjeçare, Igli Tare mori rrugën e mërgimit, duke braktisur komunizmin shqiptar, regjim i cili sapo ishte rrëzuar nga pluralizmi. Ai erdhi me kushëririn e tij në Ludvigshafen. Pagoi 800 marka për të zbuluar rrugën nëpër pyje, male dhe mbërritur në Gjermani. Ai u regjistruara si azilant në Beete. Në zyrën e socialit punonte edhe Valter Pradt, ish-portieri i Sv Valdhof Manhaim. Tare i tregonte se ishte vërtet talent futbolli. Në atë kohë, Pradt ishte trajner tek ekipi i moshave të Ludvigshafen dhe i dha një shans Iglit 1.91 i gjatë.
Luka Modric- Mesfushori kroat luan sot në “katedralen” e futbollit europian. Në vitin 1992, familja e tij emigroi dhe kërkoi azil pas pushtimit të trupave serbe, ndaj të cilëve mbeti i vrarë gjyshi i tij. Ai u rrit me prindërit e tij në qytetit kroat Zadar. Në moshën 8-vjeçare shkoi te Dinamo Zagreb. Në 2008-ën u transferua te Totenhemi dhe në 4 vite më pas te Reali. Në 2014-ën fitoi Champions-in.
Christian Benteke- Sulmuesi belg u transferua për 46.5 milionë euro nga Aston Vila te Liverpuli. Ai ishte i vogël kur familja e tij u largua nga Konko. Në atë kohë, Republika Demokratike e Kongos quhej Zaire. Babai i Bentekes ishte ushtar dhe gjeti rrugën të emigronte në Belgjikë, në Liezh. Benteke u integrua në akademinë e Genkut dhe, më pas, u zbulua nga Standard Liezh.
Edin Dzeko- Edin Dzeko përjetoi luftën që në fëmijë në Bosnjë. Ai nuk u largua para luftës, por qëndroi në Sarajevë. Ai luante futboll në beton para shtëpisë mes granatave. Në moshën 18-vjeçare, gjeti hapësira dhe emigroi në Çeki, ku luajti me Fk Teplice. Në 2007-ën, ai u ble për 4 mln euro nga Volfsburgu. Këtë sezon është huazuar te Roma.
Victor Moses- Viktor Moses jetonte me babanë, prift katolik dhe të ëmën në Nigeri, ku grupimi terrorist Boko Haram terrorizoi vendin. Në moshën 11- vjeçare, islamistët i vranë prindërit dhe ai brenda javës e braktisi Nigerinë. Xhaxhai i tij e çoi në Londër. Karrierën e nisi te Kristal Palas dhe në 2012-ën shkoi te Çelsi. Pas huazimit te Liverpuli dhe Stoku, Moses luan me ëest Ham.
Xherdan Shaqiri- Shaqiri lindi në Kosovë në vitin 1991. Një vit më pas, familja Shaqiri së bashku me 4 fëmijët (3 djem, 1 vajzë) emigruan në Zvicër, në qytezën e vogël Augst, afër Bazelit. Skautët e Bazelit e zbuluan talentin e tij në moshën 8-vjeçare. Xherdani u maturua te Bazeli, ku në vitin 2012 u bë pjesë e Bajernit. Pas një viti shkoi tek Interi dhe tani te Stok-u.