Tani mund të aplikohet online për Ndihmë Juridike Falas

Tani mund të aplikohet online për Ndihmë Juridike Falas

Me qëllim të garantimit të qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman, ka lansuar “aplikacionin online” për aplikim, për ndihmë juridike falas.

Duke klikuar në linkun ndihmajuridike.com, të gjithë qytetarët kanë mundësinë të aplikojnë online për ndihmë juridike falas, përkatësisht në komunën/rajonin prej nga vijnë.

Zhvillimi i një sistemi të ndihmës juridike efektive dhe të bazuar në të drejtat e njeriut, është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, e themeluar me Ligjin Nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, është institucion publik i pavarur, që ofron ndihmë juridike falas në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me ligjin për Ndihmë Juridike Falas.

Aktualisht ofrimi i ndihmës juridike falas shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet 7 zyrave rajonale për ndihmë juridike falas dhe 14 zyrave mobile për ndihmë juridike falas.

KOMENTE