DYLON

Tani ka fillua me u bë edhe më alarmante situata!

Tani ka fillua me u bë edhe më alarmante situata!
Redaksia

Shkruan: Mediana Bislimi

Domethënë, vrasjet e grave po ua rrisin egon shumë burrave dhe, në vend që ti ndalin e ti vetëdijesojnë, po ua shtojnë edhe më shumë tendencën për të kërcënuar e keqtrajtuar gra të tjera.

EkoHigjiena

Paramendojeni edhe sa burra të tjerë janë duke i kërcënu e duke i keqtrajtu psikologjikisht gratë këto ditë, në shtëpitë e tyre, me shprehje si: “Ta boj si Arlindës”, “Ajo kish qu kry shumë”… “Ajo kish desht mi ja përzan vjehrrën e kunatin”…

Duhet me reagu kolektivisht! Mos me heshtë përballë këtyre kërcënimeve e formave të dhunës psikologjike. Sa herë që normalizohen këto shprehje, dikush tjetër frikësohet brenda katër mureve të shtëpisë së vet.

Dhuna nuk është çështje private, e heshtja veç e forcon atë.

Gra, mos ua fshihni të tjerëve sjelljet e burrave tuaj dhe mos i paraqitni në rrjete sociale sikur jeni në një relacion perfekt, kur realiteti brenda shtëpisë është krejt ndryshe. Nuk është e rëndësishme çka mendoj unë apo dikush tjetër për ju. E rëndësishme është çka po përjetoni ju, larg syve të të tjerëve, brenda mureve të shtëpisë suaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.