DYLON

Talenti nga Hogoshti i Kamenicës pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Lirim Kastrati,djaloshi biond nga Hogoshti i Kamenicës, po dëshmon se është një talent i rrallë i futbollit. Ai për nga natyra shumë i qetë por në fushën e blertë të futbollit po dëshmon se kemi të bëjmë me një talent të rrallë të futbollistit .

Në testimin e mbi 35 futbollistëve , Lirim Kastrati pa konkurrencë ka bindur drejtuesit e Kombëtares së Shqipërisë U17 e veçanërisht trajnerin nga Bosnja Xhemajl Mustedanagiq që menjëherë ti bashkëngjitet ekspeditës së tij.

EkoHigjiena

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Kastrati nga kryeqyteti shqiptar Tirana, “Është një kënaqësi e vërtet të dëshmoresh para shumë futbollistëve dhe trajnerëve të cilët të çmojnë, jam shumë i lumtur që do ti mbroj ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë U17, për këto momente kam sakrifikuar shumë, dhe mundi im është duke dhënë rezultate”,bën të ditur Kastrati.

Për të qenë pjesë e këtij kampi Kastrati tregon se ka qenë shum vështirë,”Ka pasur shum futbollist cilësor dhe të talentuar por kërkesat kanë qenë shum të mëdha dhe strikte , por me shum sukses të gjitha i kam kaluar pa asnjë problem dhe stafi i Kombëtarës ka vendosur që tani e tutje të jem pjesë e tyre”, thotë Kastrati.

Ky talent i rrallë i futbollit hapat e parë i kishte filluar në fshatin e tij të lindjes në Hogosht të Kamenicës, por duke parë talentin e tij i ati i tij Mentor Kastrati, Lirimin e regjistron në shkollën Kombëtare te futbollit ‘Loro Boriqi’ në Kf Shkëndija të Tiranës, ku për një kohë të gjatë është përcjell nga trajnerët shqiptarë.

“Një ëndërr e Lirimit po realizohet dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe krenar, në asnjë moment nuk dyshoj në cilësitë e tija , ky është vetëm fillimi , ndërsa befasitë do të ndodhin më vonë. Këtë vlerësim e ka dhënë edhe vet trajneri nga Bosnja Mustedanagiq,”thekson i ati i Lirim Kastratit Mentor Kastrati.

Lirimi sapo i ka mbushur 16 pranverat e tij këtë futbollist e karakterizon shpejtësia që ka dhe pasimet milimetrike të cilat i bën në fushë dhe për këtë ka fituar nofkën e futbollistit Argjentinas “DI MARIA”

Se cilat janë planet e këtij futbollisti, Lirimi bënë me dije:”Për mua është hapur një kapitull i ri në karrierën time janë disa oferta të shumë klubeve si ato nga Shqipëria, por edhe nga Evropa, por nuk do tëi bëj me dije tani”, thotë ai. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.