DYLON

Taksistët kërkojnë lirimin e lëvizjes në regjionin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të inspektoratit, Refik Latifi dhe inspektorin e komunikacionit, Sadullah Dërmaku, të premten kanë mirëpritur taksistët e komunës së Kamenicës.

Taksistët kërkojmë nga kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, në emër të të gjithë taksistëve të komunës së Kamenicës, për marrjen e masave urgjente për shqyrtimin e kësaj kërkese.

EkoHigjiena

“Kërkesa jonë është që të operojmë në transportin ndërkomunal të udhëtarëve Kamenicë- Gjilan. Të arrihet një marrëveshje në komunën e Gjilanit e cila ka bërë marrëveshje edhe me komunat tjera ( Vitia- Presheva)., Nëse nuk arrihet një marrëveshje me komunën e Gjilanit, ne jemi të detyruar të protestojmë në forma tjera në interes tonë”, thonë taksistët.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, pas dëgjimit të kërkesave të të gjithë taksistëve, u premtoj se do të takohet me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Jam i gatshëm për bashkëpunim, unë si kryetar do të bëjë të pamundurën për zgjedhjen e këtyre problemeve. Ne do të mundohemi që të bëjmë marrëveshje si është bërë me komunën e Vitisë dhe Preshevës, të bëhet marrëveshja edhe për komunën e Kamenicës “ ka thënë kryetari Sinani.

Kurse, inspektori i komunikacionit, Sadullah Dërmaku, tha se mund të bëhet marrëveshja mes komunës së Kamenicës dhe asaj të Gjilanit, të nënshkruhet marrëveshja nga dy kryetarët e komunave dhe të dorëzohet tek ministria për vërtetimin e kësaj marrëveshje, dhe pas vërtetimit, marrëveshja do të shkojë edhe tek policia./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.