DYLON

Takojnë profesionistët shëndetësorë

Takojnë profesionistët shëndetësorë
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, takuan profesionistët shëndetësorë.

Për investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, bashkëpunimin e mirë dhe përkrahjen e vazhdueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kryetari Alban Hyseni e falënderoi ministrin Vitia në takimin me profesionistët shëndetësorë.

Ministri Vitia i njoftoi mantelbardhët me vendimin për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, si një hap i rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe jetësimin e zotimit tonë për sigurimet shëndetësore.

Sigurimet shëndetësore janë mekanizëm solidariteti dhe mbrojtjeje sociale, që askush të mos përballet me varfërim si pasojë e sëmundjes.

Shëndetësia është prioritet në shtetin për krejt,  thuhet në fudn të njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan..

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.