DYLON

Takojnë Jan-Peter Olters, bisedojnë rreth projekteve në fushën e arsimit parauniversitar

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje pritën sot në takim një delegacion të Bankës Botërore të përfaqësuar nga z. Jan-Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore në Kosovë dhe znj. Flora Kelmendi, zyrtare e lartë e operacioneve në këtë Bankë.

Në takim u diskutua për projektet perspektive të Bankës Botërore për fushën e arsimit parauniversitar në Kosovë, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë në këtë nivel të arsimit në Kosovë dhe të cilat Banka Botërore është e interesuar që t’i përkrahë.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shprehën interesimin e tyre për të gjitha projektet e Bankës Botërore që lidhen me fuqizimin e llogaridhënies së institucioneve përgjegjëse për arsimin në Kosovë, rritjen e kapaciteteve menaxhuese të institucioneve arsimore prej nivelit qendror e deri në nivel shkolle, sigurimin e rezultateve objektive me rastin e vlerësimit në testet shtetërore, planifikimin e bazuar në të dhëna, etj.

Delegacioni i Bankës Botërore u prit në takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputeti Visar Ymeri dhe Jusuf Thaçi ekspert nga Komiteti për arsim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.