DYLON

Takohet Këshilli i Drejtorëve

Takohet Këshilli i Drejtorëve
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve e cila është udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është folur mbi përgatitjet e dokumentacionit dhe raporteve të strategjive sektoriale për Planin Zhvillimor Komunal. Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kërkoj nga drejtorët e drejtorive komunale që të dërgojnë këto raporte në këtë DUPMM me qëllim që Plani i ri Zhvillimor Komunal të plotësohet dhe të dihen nevojat e secilës drejtori.

Ai bëri me dije se ata duhet të kenë të dhëna të reja mbi gjendjen ekzistuese në drejtori dhe planifikimit e tyre për të ardhmen.

EkoHigjiena

Ndërkaq Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, u shpreh se kjo komunë është e përkushtuar që planet e tyre të rregullojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe kërkoi nga drejtorët që të punojnë me përkushtim për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe mbi përgatitjet e materialeve për mbledhjen e radhës së KPF-së dhe të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Temë e diskutimit në këtë këshillë ishte edhe parapërgatitjet me rastin e shënimit të Manifestimit “Flakadani i Karadakut” por edhe të aktiviteteve të tjera të cilat pritën të zhvillohen së shpejti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.